Reshje shiu do të përfshijnë Shqipërinë këtë të enjte.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë shtim të vranësirave nëpër të gjithë vendin duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, më të dendura në zonat Veriore dhe Qendrore duke sjellë probleme në zona të izoluara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Parashikohet, stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë.