Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojne kushtet e motit në të gjithë vendin por, pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira në zonat malore.

Përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke rikthyer kthjellimet në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit  dallgëzim mbi 2 ballë.