Kjo e premte të dominohet nga vranësirat e shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje shiu të pakta.
Sipas MeteoAlb, pritet që më të dukshme vranësirat dhe reshjet të jenë gjatë paradites. Ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë përmirësim gradual dhe të përkohshëm të kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.