Dita pa makina jep efektet pozitive, cilësia e ajrit në Tiranë vlerësohet shumë e mirë -Nisma e Bashkisë së Tiranës për “Ditën pa makina”, është reflektuar edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka publikuar të dhënat për kryeqytetin shqiptar, ku cilësia e ajrit në Tiranë vlerësohet shumë e mirë me 9.
Ndërkaq, një vëmendje Bashkia e Tiranës i ka kushtuar dhe transportit alternativ, duke përfshirë jo vetëm autobusët elektrikë, por dhe shtrirjen e korsive të biçikletave.