Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/15 Diell
Kukës -3/9 Diell
Lezhë 6/13 Diell
Dibër -2/9 Diell
Durrës 6/16 Diell
Tiranë 5/17 Diell
Elbasan 3/17 Diell
Berat 1/18 Diell
Vlorë 6/16 Diell
Korçë -1/10 Diell
Gjirokastër -3/17 Diell
Sarandë 5/18 Diell