Për blogeren e njohur Armina Mevlani dita e sotme është mjaft e rëndësishme, pasi një nga personat më të dashura për të feston ditëlindjen.

Është pikërisht nëna e saj, Mimoza Mevlani, e cila feston ditën e lindjes. Armina ka publikuar një foto në rrjete sociale në të cilën shfaqet me një buqetë lulesh në dorë duke i uruar fjalë zemre.

“Bekimi dhe fati im ka nisur duke pasur nje mama si ty! Shume urime dhe shpresoj qe te jemi pergjithmone krah njera-tjetres mama ime,”– përfundon postimi i saj në rrjetin social.