Të premten, vendi ynë, do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 0 deri në 7ºC

Në zonat e ulëta 5 deri në15

Në zonat bregdetare 5 deri në 18ºC