Aron Ramsej dhe Adrien Rabiot janë dy goditje fantastike të Juventusit. Cilësi e shtuar në mesfushë dhe mbi të gjitha asnjë cent i harxhuar. Uellsiani është siguruar prej kohësh.
Ish-mesfushori i Arsenalit është një lojtar plot kualitet e eksperiencë dhe karakteristikat e tij janë ideale për futbollin që dëshiron të praktikojë Mauricio Sarri.
Ramsej është prezantuar gjatë ditës së sotme, ndërkohë që Rabiot ka kryer kontrollet mjekësore. Ish-mesfushori i PSG-së është çliruar më në fund nga kontrata me francezët dhe po pret me padurim nisjen e sezonit të ri me Juventusin.





