Moderatorja Rudina Magjistari ka qenë gjithnjë mjaft hermetike përsa i përket jetës së saj private si në lidhje me partnerin ashtu edhe me vajzën e tyre Mian.

Por këtë herë Rudina nuk i ka rezistuar tundimit dhe ka publikuar në rrjete sociale një datë speciale për të, e cila përkon me ditën kur ajo dhe boksieri Xhavit Bajrami kanë patur kontaktin e parë. 

Bëhet fjalë për datën 26 shkurt para 7 vitesh. Ka qenë vetë Rudina, e cila e ka publikuar dhe ndarë me ndjekësit këtë kujtesë të rrjetit social Facebook.