Këto ditë pranverore për peshkimin e Durrësit kanë qenë mjaft të frytshme pasi anijet kanë dalë rregullisht për peshkim në det të hapur dhe kanë gjuajtur peshkun e stinës duke pasur edhe rendiment.

Dispeçeri i portit të peshkimit Bujar Bala, na njeh me situacionin e mjeteve të dala në det, vendet ku po gjuajnë në mbi 400/500 m thellësi. Dhe këto ditë ka pasur prodhim të mirë me peshk sardele dhe karkalec. 

Balla flet edhe për situatën ditore të shpërndarjes së mjeteve në gjueti në hapësirat detare, kryesisht të detit Adriatik.

Bala bën me dije se disa anije kanë ardhur me prodhime gjuetie në det mjaft të ngarkuara deri në 1700 arka. Shifër kjo mbresëlënëse pas një dimri të vështirë në peshkim.

K.H.