Fjolla Morina ka ndarë një njoftim të dhimbshëm që ka shpërndarë në rrjetet sociale. Pas orëve të vona të mbrëmjes së së hënës, ajo njoftoi për humbjen e babait të saj, i cili ka ndërruar jetë më 1 nëntor.

Në postimin e saj, Fjolla ka shpërndarë dy fotografi dhe ka shprehur dhimbjen e saj me fjalët:

“U prehsh në paqe, do të na mungosh babush”-shkruan këngëtarja.

Ky lajm ka prekur thellë ndjekësit e saj, të cilët kanë ofruar ngushëllime dhe solidarizim për humbjen e madhe që ka pësuar këngëtarja.

Fjolla Morina është një figurë shumë e njohur në media dhe shpesh e pranishme në rrjetet sociale, ku ndan me fansat e saj momente nga përditshmëria e saj.

foto galeri