Këngëtari i njohur Harry Style ka humbur një njeri shumë të afërt.

Bëhet fjalë për njerkun e tij, i cili është ndarë nga jeta pas një beteje me kancerin.

Partneri i nënës së tij Anna Cox humbi jetën në moshën 57-vjeçare.

Lajmi u publika në të gjitha mediat prestigjioze britanike ndërsa u shpërnda edhe një deklaratë nga ana e artistit.

“Njerku i Harry-t, Robin Twist, fatkeqësisht u nda nga jeta pas nje beteje të gjatë me kancerin. Familja kërkon t’i respektohet privatësia në këtë moment" thuhet në deklaratë.

Sipas “Daily Mail”, këngëtari është i shkatërruar nga humbja. Ata kishin një raport shumë të afërt.