Këngëtari i njohur Eugent Bushpepa ka humbur babanë pas një aksidenti të rëndë me makinë.
Mësohet se babi i ndjerë i këngëtarit qëndronte prej disa ditësh në koma, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur gazetari e publicisti Gjergj Marku, në një postim në profilin në Facebook, ku shkruan:
"SOT, për të ngushëlluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjaret për ndarjen nga jeta të babait të tij!…(Babai i këngëtarit të njohur mirditas është ndarë sot nga jeta pas një aksidenti të rëndë në Tiranë, ku dhe qëndronte në koma prej ditësh.Gjon Bushpepa ka qenë drejtues në disa sektorë në Mirditë dhe jo vetëm. Prej vitesh jetonte familjarisht në Tiranë. Ceremonia mortore në Rrëshen. Ngushëllime të thella familjes për këtë humbje të parakohshme!"





