Sot është një ditë e trishtë për këngëtaren nga Kosova, Kaltrina Selimi pasi ka humbur nënën e saj.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram ku shkruan: 

"Miq te dashur! Me dhimbje të thellë ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë ndërroj jetë. Varrimi behet sot me 05.11.2019 ne ora 14 ne varrezat e Prishtinë"

Kolegë dhe miq të shumtë i kanë shprehur ngushëllimi këngëtares duke iu bashkuar dhimbjes së saj.

Prej disa kohësh, Kaltrina është shkëputur nga skena e muzikës ndërsa projekti i fundit ishte bashkëpunimi me këngëtarin Irkenc Hyka, "Kthema".