Ish-futbollisti brazilian Adriano ka festuar 35-vjetorin e lindjes dhe këtë gjë e ka bërë në mënyrën e tij, paksa ekstravagante, pa pyetur shumë për shpenzime. “Perandori” mendoi për një darkë të qetë “familjare”, me 400 të ftuar, të gjithë të zgjedhur personalisht nga ai.

Sipas mediave braziliane, darka u zhvillua në një pishinë luksoze në plazhin e Barra da Tijuca, aty ku Adriano u garantoi ushqim e pije pa limit të gjithë të ftuarve. Miq të afërt, ish-futbollistë, familjarë e natyrisht shumë femra të bukura kanë qenë në këtë festë, e cila i ka kushtuar futbollistit plot 100 mijë euro.