2nëntor 2015 – Ministri i Brendshëm është mbledhur mbrëmjen së shtunës me një rreth të ngushtë bashkëpunëtorësh, kryesisht drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, të cilët thuhet se i kanë përgatitur darkën e 36-vjetorit në një ambient në periferi të Tiranës.
Siç shihet nga foto që lapsi.al ka siguruar, rreth 40 të ftuarve i është vënë në dispozicion verë e kuqe. Tradita e festave të ditëlindjes me sa duket vazhdon për ministrin Tahiri, i cili edhe vjet organizoi një darkë të ngjashme tek Taivani. Ditëlindja e Tahirit është më 30 tetor, por ai ka menduar ta festojë më 31, duke iu përshtatur fundjavës.
/portali DurrësLajm/