Vilson Cara, i cili humbi jetën mëngjesin e kësaj të mërkure në spital si pasojë e plagëve të marra në aksidentin tragjik të mbrëmjes së kaluar në Kavajë, sot do të festonte 24-vjetorin e lindjes.
Vilsoni bashkë me shokun e tij, 23-vjeçarin Gentjan Belba i cili vdiq në vend kishin marrë makinën me qira dhe po shkonin për të festuar ditën e lindjes së Carës, por aksidenti tragjik u preu jetën në mes.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të martës në dalje të qyteti të Kavajës. Drejtuesi i makinës për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.
Nga aksidenti i rëndë humbi jetën në vend Lumturie Demrozi, 46 vjeçe, nëna e dy vajzave e cila ishte kalimtare dhe Gentian Belba, 23 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë.





