Floriana Garo, duket se po i shijon më së miri pushimet në Marok. Ajo ka festuar në Marakesh ditëlindjen e saj të 30. Nën dritën e qirinjve dhe petaleve të trëndafilave mbi tavolinë, kështu ka pritur bukuroshja e ekranit që akrepat e orës të shënonin 00.00.
“Sot mbusha 30 vjeç! Jeta ime ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm, me uljet dhe ngritjet e saj si çdokush tjeter, por mund të them me bindje se e kam përjetuar dhe shijuar çdo moment. Sa më shumë kalon koha, aq më e ndërgjegjshme bëhem.
Faleminderit shumë të gjithëve që më janë bashkuar në rrugëtimin tim dhe më kanë dhënë mbështetje gjatë viteve. Ditët e veçanta mirë është të ndahen, ndaj edhe unë po e ndaj këtë ditë me ju!”- shkruan ajo përbri fotos që ka postuar në profilin e saj në Instagram.
As kësaj here Floriana nuk ka treguar se me kë ka qenë duke e shijuar darkën romantike për 30-vjetorin e saj.
Ditëlindja romantike e Floriana Garos (FOTO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Një tjetër arratisje nga “burgu”/ Video
OBSH: Rritni taksat mbi alkoolin, duhanin dhe pijet me sheqer
‘Afrimet do të na ndihmojnë’! Dobi: Pres edhe 2–3 lojtarë, ndaj Dinamos vlen vetëm fitorja!
“Ka shku me nusen e vëllait tim”/ Borxhi 500 mijë € që solli krisjen e shokëve Talo Çela, Ndoci e Dumani





