Adelina Tahiri ka festuar dje ditëlindjen. Njëra ndër këngëtaret më të përfolura të showbizit, festoi ditëlindjen e 28-të dhe me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj.
Pasi zbuloi orën e dorës nga marka “Rolex” dhe disa bizhuteri të tjera që i ka dhuruar bashkëshorti Serjozha Markov, Adelina po vazhdon të tregojë befasitë e ditëlindjes.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Adelina është shfaqur me një buqetë të madhe me lule që ia kanë dhuruar sot, teksa ka zbuluar edhe tortën e ditëlindjes e cila është shumë e veçantë.





