Ditën e nesërme do t’i jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Guljelm Radoja, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 5 majit për shkak të Covid-19.

Në një postim në rrjete sociale, teatri “Aleksandër Moisiu” njofton se përcjellja do të bëhet nga shtëpia e aktorit për në varrezat e Durrësit, në orën 11:00.

POSTIMI I TEATRIT

Të nderuar të afërm, miq e dashamirës. Ju njoftojme se përcjellja e fundit e aktorit Gulielm Radoja, nga shtëpia e tij për në varrezat e Durrësit, do të bëhet nesër me 7 maj, në orën 11:00 në adresën; Lagjja 17, Rruga “Dalip Peza”, pranë Ujësjellësit.

Në kushtet e pandemisë dhe zbatimit te masave antiCovid, me shqetësimin për shëndetin tuaj, ju ftojmë të respektojmë rigorozisht masat e duhura si mbajtjen e maskës dhe largësinë sociale nga njëri-tjetri.

Faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin

Të nderuar të afërm, miq e dashamirës. Ju njoftojme se përcjellja e fundit e aktorit Gulielm Radoja, nga shtëpia e tij…

Posted by Teatri Aleksander Moisiu Durres on Thursday, May 6, 2021