Ditën muratorë e natën straçatorë. Kjo ka qenë puna e një bande trafikantësh droge, e cila është shkatërruar nga policia italiane, duke vënë në pranga 7 persona.

Operacioni i koduar “Korrieri”, i cili nisi që në vitin 2014, çoi në arrestimin e 7 anëtarëve të bandës, 4 prej të cilëve janë shqiptarë. Ndaj dy shqiptarëve të moshës 28 e 33 vjeç është ekzekutuar urdhri i arrestit me burg, e ndaj dy të tjerëve 27 e 29 vjeç, urdhri i arrestit shtëpiak.

Gjatë ditës anëtarët e këtij grupi, punonin si muratorë në sipërmarrje ndërtimi të zonës por aktiviteti i tyre kryesor fokusohej tek trafiku i kokainës, hashashit e marijuanës, informojnë mediet italiane.

Hetimet e policisë italiane që çuan në goditjen e bandës shqiptare u bazuan në përgjime telefonike duke zbuluar strukturën organizative dhe rolin e çdo individi që ishte pjesë e saj.

Hetimet e operacionit Korier cuan në Gjatë operacionit u sekuestruan dhe rreth 2.3 kg kokainë e marijuanë.