Një sërë aktivitetesh janë zhvilluar në qytetin e Durrësit në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës ndaj Grave.

Pas hapjes së ekspozitës “Bëje botën portokalli”, ku 15 artistë durrsakë ekspozuan tablo të punuara në teknika të ndryshme, por që në qendër të tyre kishin gruan dhe ku dominonte kryesisht ngjyra portokalli, mbrëmjen e sotme është solidarizuar me këtë fushatë globale edhe Qendra Muzeore Durrës.

Në kuadër të këtyre ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, Muzeu Arkeologjik i Durrësit, është veshur në portokalli.