Vitet 1970 konsiderohen si vitet e këqija për qytetin e New Yorkut.

Më shumë se 82 mijë persona lanë qytetin dhe krimi "pushtoi" qytetin. Bizneset thuajse falimentuan të gjitha dhe ekonomia përkeqësohej dita ditës.

Fotografi Leland Bobbe arriti që me aparatin e tij të kapte dëshpërimin që mbizotëronte kudo.

Times Square ishte i tejmbushur me prostituta dhe tutorë, shpërndarësit e drogës, kishin gjetur parajsën.