Viti i ri sapo ka hyrë, por siç themi gjithnjë, na duhen disa ditë pushimi për të marrë veten nga pushimet.
Por kur do jenë këto data për vitin 2018?!
Le t’i hedhim një sy festave zyrtare në kalendarin e vitit 2018-të:
01 dhe 02 Janar festat e Vitit të Ri
14 Mars Dita e Verës
22 Mars Dita e Nevruzit
01 Prill, e diela e Pashkëve Katolike
08 Prill, e diela e Pashkëve Ortodokse
01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
15 Qershor Dita e Bajramit të Madh
21 Gusht Dita e Kurban Bajramit
19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës
28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 Nëntor Dita e Çlirimit
08 Dhjetor Dita Kombëtare e Rinisë
25 Dhjetor Krishtlindjet
*Me vendim qeverie, në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor (e shtunë ose e diel), dita e hënë është ditë pushimi.
**Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor.
Pra, në total janë 14 ditë pushime zyrtare ose e thënë ndryshe 2 javë të mbledhura, shijojini.





