Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit letrar “Ditët e kulturës estoneze”, Bashkia Durrës, në bashkëpunim me universitetin publik “Aleksandër Moisiu” Durrës, kanë planifikuar të organizojnë, në datën 6 shtator 2016, nga ora 10:00-12:00 një takim me poetin estonez Juri Talvet. Veprimtaria do të zhvillohet në mjediset e Muzeut Arkeologjik të Durrësit.
Me këtë rast planifikohen lexime të poezisë estoneze, shkëmbime mendimesh artistike mbi kulturën dhe letërsinë shqiptare dhe atë estoneze. Në sfond është parashikuar të ketë muzikë të zgjedhur lirike. Ngjarja kulturore mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës.
Th.M.





