Administrata tatimore ka hapur aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë që plotësuan DIVA dhe rezultuan me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë në vit.

Administrata tatimore sqaron se pas dorëzimit të deklarates DIVA, kompensimi nga individët përfitues do të transferohet në llogaritë e tyre bankare, që ata do të deklarojnë nëpërmjet aplikimit.

Pra, pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave, DIVA 2025, të gjithë individët që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 48 mijë lekë në vit apo 100,000 lekë nga të ardhurat e tyre vjetore, mund të nisin të plotësojnë formularin e aplikimit për përfitimin e kompensimit.

Adminsitrata tatimore sqaroi pas hyrjes në sistemin e-Tax, për të krijuar çështje si kërkesë për rimbursim, do të klikohet mbi modulin eFiling, duke përzgjedhur Çështjet e mia mbi të cilin do të klikohet.

Pasi ke krijuar çështje të re të shfaqet numri i dokumentit identifikues për DIVA-n e plotësuar dhe një format i bardhë i paplotësuar, ku do të mbushet me tekstin e kërkesës për rimbursim e tatimit të mbipaguar.

Tatimet kanë njoftuar së e gjithë proceduara për plotësimin e formularit të aplikimeve do të sqarohet edhe nëpërmjet një video udhëzuese, ndersa afati për aplikim për kompensimin është deri në 3 muaj pas plotësimit të DIVA.