19 maj 2014 – Për t’u ndarë nga bashkëshortja e tij, manjati rus Dimitri Ryboloviev, pronari i skuadrës së futbollit të Monakos, do t’i duhet të derdhë jo pak por 3.2 miliard euro. Kjo shifër përkon pak a shumë me gjysmën e pasurisë së tij që vlerësohet të arrijë në rreth 7 mld euro.

Divorci i tij duket se do të kthehet në divorcin e shekullit dhe do t’i kalojë ato të miliarderëve të tjerë, Rupert Murdoch apo Roman Abramovich.

Divorci mes Dimitri Ryboloviev dhe gruas së tij Elena, i jep fund një martese që zgjaste prej 23 vitesh.

Megjithë humbjen e konsiderueshme monetare, Ruboloviev mund të ngushëllohet me faktin se meqë Rupert Murdoch do të nisë tashmë procedurat për t’u ndarë nga gruaja e tretë, vendin e miliarderit që pagoi shumë zero për t’u rikthyer beqar nuk do t’i duhet ta mbajë për shumë kohë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/