11 maj 2015 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zvicër, ku një 36-vjeçar vrau katër persona e në fund veten.
Zëdhënësi i policisë lokale pohoi se burri 36-vjeçar kishte motive personale që vrau me armë zjarri vjehrrin, vjehrrën, kunatin, fqinjin e më pas veten.
Autoritetet zvicerane morën në pyetje bashkëshorten dhe fëmijët e autorit të masakrës, për të zbardhur se cilat ishin motivet që e shtynë për të marrë këtë veprim tragjik.
Burimet tregojnë se çifti prej kohesh jetonin të ndarë, dhe ndoshta kjo ishte një nga arsyet që kishte shkaktuar gjendje depresioni për 36-vjeçarin. Trupat e viktimave u gjetën të shpërndarë në një pallat në zonën veri- perëndimore të Zyrihut.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/