TURQI, 23 shkurt 2013 – Songül Öden, e famshmja Gymysh, i ka dhënë fund martesës së saj 5 vjeçare me bashkëshortin Canberk Uçucu. Oden ka mundur të marrë divorcin nga gjykata, pas kërkesës që kishte bërë për ndarje. Duket se shkaku i ndarjes së çiftit ka qenë xhelozia e bashkëshortit.  Thuhet se Canberk nuk ka mundur të kontrollojë xhelozinë e tij ndaj bashkëshortes pikërisht pas afërsisë së saj me aktorin e njohur Kivanc Tatlitug (Mehemet), partner në serialin Gymysh, që u bë shumë i famshëm edhe në Ballkan dhe Lindjen e Afërt. 

Canberk kishte deklaruar në media se do ta vriste bashkëshorten e tij Songül Öden dhe për këtë gjykata e dënoi atë me shtatë muaj burg, 5 mijë euro gjobë si dhe e urdhëroi që për pesë vjet të mos i afrohet ish bashkëshortes.

Ndërkohë pas divorcit, Songül Öden ka vijuar xhirimet e serialit amerikan ”Shtëpiake të dëshpëruara” versioni turk. Ajo ka nisur të shoqërohet hapur me kolegun dhe aktorin e njohur 51-vjeçar, Kerem Alisik, me të cilin është parë kohët e fundit.