Itali, 27 prill 2014 –  Një vrasje–vetëvrasje dramatike është regjistruar në qytetin e Peskarës, në Itali, pasditen e sotme. Një burrë i ka vënë flakën makinës, ndërsa ndodhej në të së bashku me vajzën e tij. Sipas informacioneve të para, burri e ka kryer vrasjen – vetëvrasjen para syve të gruas së tij, me të cilën kishte nisur procedurat e divorcit.

Ngjarja është konsumuar në rrugën Lago di Chiusi, në lagjen popullore Rancitelli. Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, nuk është bërë e mundur shpëtimi i dy personave të mbyllur brenda makinës.

Pasi kanë shuar flakët, zjarrfikësit kanë nxjerrë nga mjeti trupat e karbonizuar të burrit dhe vajzës së tij të mitur.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/