DJ Dagz, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishta ka treguar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një histori të trishtë.

Teksa kalonte natën jashtë me banorët e tjerë të “Big Brother VIP” dhe komentonin gjestin e bukur të Big Mamës ndaj një fëmije, ai ka treguar sesi fjalët e tij e kishin ndihmuar një fans për t’u çuar nga koma.

Teksa fliste me këngëtaren Beatrix Ramosaj, Dagz me detaje gjithë ngjarjen, duke marrë pas reagime të shumta nga banorët.

“I pata folur, i thoja se dashuria për jetën është ajo që të çon nga koma. I thoja çohu dil e takohemi. Ai është çuar nga koma më 6 korrik. Pasha shpirtin e motrës. U çua dhe ma uroi ditëlindjen,”-u shpreh ai.