Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Greqi nga Policia Greke, duke transportuar 2 pako me 25 kg marijuanë.

Shtetasi është identifikuar si Mario Guxo dhe mësohet se i ka tërhequr pakot e mbërritura pranë kompanisë “Fedex” me kartë identiteti falas.

Është raportuar se Guxo e kryente këtë aktivitet për muaj me rradhë.

Guxo ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës. Ai e shpërndante drogën në lokalet që punonte.