Pas triumfit të shqiptarit Ermal Meta në festivalin e Sanremos, ku u rendit i treti me këngën “Vietato morire” kanë ardhur sulmet raciste në adresë të tij. DJ i njohur italian DJ Aniceto ka nisur sulmet raciste ndaj shqiptarit përmes rrjetit social Twitter.
“Mund të ishte edhe Fiorello, por më duket e pavend që Sanremon ta fitojë një ekstrakomunitar”- ka shkruar DJ italian.
Por pas kësaj është përgjigjur këngëtari shqiptar i cili e konsideron si një budallallëk mendimin e DJ Aniceto, ndërsa sulmet kanë vijuar edhe më tej.
“I dashur Ermal Meta, e kuptoj arrogancën e fituesit, por ama nuk është faji im se ti ke lindur në Shqipëri”– ka shkruar DJ Aniceto.
Pas kësaj ka reguar sërish këngëtari shqiptar i cili e krahason atë me testikujt.
“Nëse do të zhvillohej një kampionat bo…, ti do të renditeshe i dyti. E di përse? Sepse je një bo…!“– shkruan Ermal Meta, koment i cili ka shkaktuar të qeshura te ndjekësit e tij.