Dj i njohur Sardi i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij më të fundit, gjatë një interviste për emisionin “Pushime on Top”, ku është pyetur se cilën këngë nuk do ta luante kurrë edhe pse njerëzit mund ta dëshirojnë pa fund.
Ai u shpreh se nuk do t’i luajë kurrë këngët e reperit Mozzik.
“Nuk do ta luaj kurrë edhe pse ma kërkojnë njerëzit. Sidomos ky albumi i fundit njëherë, Mozzart. Eshtë thjesht një emër për t’u përmendur nëpër portale. Mozzik-u, Mozzarti, nuk kanë lidhje fare.”- tha Sardi.
Mesa duket mes reperit dhe Dj Sardit mund të ketë pasur ndonjë hatërmbetje.





