Dj shqiptar, i njohur me emrin e artit Regard do të publikojë së shpejti bashkëpunimin me reperin amerikan Tyga.

Në një postim në rrjete sociale, Dj Regard ka zbuluar se dueti i titulluar “Signals” pritet të lancohet më 15 tetor, duet për të cilin kanë punuar bashkë dhe me këngëtarin anglez, Kwabs.

Kujtojmë që artisti shqiptar është bërë një emër mjaft i njohur, jo vetëm për publikun vendas por dhe atë ndërkombëtar.

Dj, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu ka marrë famë përtej kufijve falë hiteve të shumta, mes së cilave “Ride it” dhe “Secrets”.

Regard vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte në vende të ndryshme të botës, dhe madje gjatë verës mbajti një dhe në Kosovë.