Në momentin që një femër zbulon se është shtatzënë, është e natyrshme të dijë gjininë e foshnjës. Shpesh nuk mund të pres, deri në vizitën e ardhshme te mjeku. Prandaj, ekzistojnë disa truke interesante, të cilat mund të tingëllojnë qesharake por përcaktojnë saktë gjininë e fëmijës.
Forma e barkut: Nëse barku i nënës së re është i ulët dhe i dalë përpara, atëherë është djalë. Kurse barku i gjerë dhe i ngritur lart është shenjë e ardhjes në jetë të një princeshe.
Të vjellat e mëngjesit: Nëse një femër shtatzënë ka shumë të vjella në mëngjes atëherë ajo pret një vajzë. Kurse mungesa e të vjellave është shenjë e djemve.
Shkëlqimi i lëkurës: Nëse lëkura ju shkëlqen dhe ju bie nuri, po prisni një djalë. Thuhet se vajzat “u vjedhin” bukurinë mamasë sepse shkaktojnë flokë të dobët dhe lëkurë jo të shëndetshme.
Ushqimi: Nëse ju pëlqen të hani të ëmbla atëherë është vajzë. Nëse konsumoni vetëm të kripura, prisni djalë.
Hudhra: Populli thotë që kush ha hudhra, i vjen era. Por sipas besëtytnive të gjysheve tona një grua shtatzënë me djalë kundërmon era hudhër. Kurse në rastin e vajzave aroma e keqe zhduket si me magji.
Soda e bukës: Ky është testi më i pabesueshëm që mund t’ua marrë mendja. Femrat, më parë se të ekzistonte teknologjia, shtonin dy lugë sodë buke në një gotë dhe disa ml urinë. Nëse kishte reaksion, atëherë ajo priste vajzë. Kurse kur krijohej thjesht shkumë, bëhej me djalë.
Testi i unazës: Vareni unazën rreth të martesës në një fije peri dhe tundeni mbi bark. Nëse unaza bën lëvizje rrumbullake është vajzë, nëse lëviz para-mbrapa është djalë.





