Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë. Gjiko publikoi një foto romantike duke i puthur barkun Elitës duke shtuar një përshkrim ku i pyet ndjekësit nëse foshnja është djalë apo vajzë.
Burime për Prive.al kanë treguar se Elita dhe Gjiko do të bëhen prindër të një djali por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga moderatorja apo reperi.
Elita ka qenë aktive në rrjete sociale gjatë kësaj periudhe ku i ka zbuluar fansave shumë gjëra për shtatzëninë, por ende nuk ka treguar gjininë e fëmijës.





