Një ngjarje e rëndë në një familje të Patosit është parandaluar nga policia.

Djali 25-vjeçar është kapur duke goditur me thikë nënën e tij 60 vjeçe, të cilën e ka lënë të plagosur rëndë. Falë ndërhyrjes në kohë të uniformave blu, u bë e mundur shmangia e një tragjedie.

“Më datën 21.01.2016, ora 05:20, u njoftuam me telefon se në lagjen “Naftëtari” Patos, ka një konflikt në një banesë. Menjëherë u organizua puna dhe u ndërhy në këtë banesë, ku u kap në flagrancë shtetasi Xhuljano Berberi, rreth 25 vjeç, i cili ishte duke goditur me sende te forta dhe me një mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen H.B, rreth 60 vjeçe e cila ndodhet në spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Xhuljano Berberi u arrestua menjëherë dhe akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.