Ngjarja e rëndë e regjistruar ditën e sotme në Shkodër ka tronditur edhe këngëtaren Elisabeta Marku, e cila humbi vëllain e vogël 9 -vjeçar.

Ky i fundit gjeti vdekjen në lumin Gjadër. Edhe pse nëna e tij tentoi ta shpëtojë, ajo nuk mundi që ta nxirrte të gjallë djalin e saj.

Elisabeta Marku, e njohur si këngëtare e muzikës popullore, është motra e madhe nga babai e djalit që gjeti vdekjen tragjike ditën e sotme.