Dy raste të humbjes së kontakteve janë kallëzuar në polici ditën e sotme. Mësohet se në stacionin e policisë Patos, R.A ka kallëzuar humbjen e kontaktit me të atin i cili është larguar nga shtëpia para tri javësh.
Ndërkohë E.R nga Roskoveci, ka kallëzuar humbjen e kontakteve me bashkëshorten e tij e cila para një viti është larguar drejt Francës.
Policia po punon për gjetjen e tyre.
Njoftimi i Policisë:
Në Stacionin e Policisë Patos është paraqitur shtetasi R. A., i cili kallëzoi se prej tri javësh ka humbur kontaktet me babanë e tij, i cili është larguar nga banesa.
Në Stacionin e Policisë Roskovec është paraqitur shtetasi E. R., i cili kallëzoi se ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, e cila para një viti është larguar në Francë.
Po punohet për gjetjen e tyre.