Tiranë, 4 prill 2014 – Armina Mevlani, e cila njihet si e dashura e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha,  ka postuar këtë foto në profilin e saj në Instagram, që ka ngjallur shumë debate online. Vajza i ka përshkruar vetë në një shënim përbri fotos, markat e shtrenjta të veshjeve dhe aksesorëve të saj. Sipas shënimit ajo mban në trup një fustan të kuq të markës “Valentino”, këpucë “Loubotin”, çantë “Farragamo” dhe një mori aksesorësh për vendblerjen e të cilëve citon një butik luksi.

Statusi shpjegues mbi foto, ku ajo tregon firmat që “peshojnë” mbi trupin e saj nuk ka kaluar pa ilaritet. Nga një konsultim çmimesh mësohet se veshjet që vetë mikja e Shkëlzen Berishës përshkruan në postim shkojnë rreth 5 mijë euro e më shumë. Vetëm fustani “Valentino” kushton rreth 2000 euro, këpucët rreth 1 400, çanta 1 300, pjesa tjetër  aksesorë luksi.

5-6 mijë euro vetëm për veshjen në një mbrëmje? Hëëmm. As Shkëlzeni, as mikja e tij nuk firmosin aktualisht në ndonjë bordero. Disa javë më parë dy të rinjtë u vunë sërish në qendër të vëmendjes për shpenzimet, kur postuan foto relaksi nga ishujt Maldive, ndërkohë që në Tiranë ish-kryeministri Berisha kryesonte një “protestë kundër varfërisë”.

/gazeta "Dita"/