Djali i biznesmenit të njohur Agron Xheko, mjeshtrit të mirënjohur të kuzhinës dhe një prej themeluesve të “Xheko Imperial Luxury Boutique Hotel”, Ergysi, është fejuar me Andia Brocin.

Andia është vajza e gjyqtarit të njohur Artan Broci, ndërsa me Ergysin që menaxhon tashmë një nga hotelet dhe restorantet më në zë në Tiranë, njihen prej vitesh.

Ata të dy kanë vendosur të zyrtarizojnë lidhjen e tyre të dashurisë në fejesë, në një ceremoni elegante me të afërm e miq të ngushtë.