Me sa duket, marrëdhënia e Brad Pitt me djalin Maddox Jolie-Pitt nuk është përmirësuar. 18-vjeçari Maddox, i cili po studion biokimi në Universitetin Yonsei në Korenë e Jugut, dha një intervistë të rrallë në të cilën foli për familjen e tij.

Në një video të marrë nga In Touch Weekly, një gazetar e pyet Maddox nëse Pitt ka në plan ta vizitojë atë në universitet, dhe Maddox u përgjigj; "Unë nuk di gjë se çfarë do të ndodhë".

Maddox gjithashtu iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me mundësinë e shkëputjes së raporteve me Pitt, dhe u përgjigj duke thënë: "Epo, çfarëdo që të ndodhë, të ndodhë".

Maddox dhe i ati patën një zënkë në vitin 2016 pas një incidenti në bordin e një avioni privat, në të cilin Pitt dyshohet se e goditi të birin. Angelina Jolie kërkoi divorcin disa ditë më vonë ndërsa Pitt mohoi dhunën, por pranoi se i bërtiti të birit.

Kujtojmë që Jolie ishte vetëm kur shoqëroi të birin Maddox në kolegj në muajin gusht.