Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz tashmë janë burrë e grua! Çifti ka disa kohë që është kryefjalë e mediave, por vëmendjen më të madhe e mori në fundjavë pasi i dha fund beqarisë.

Djali i David dhe Victoria Beckham kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me Nicola, në një dasmë madhështore dhe me shumë të ftuar nga ana e personazheve të famshëm.

Pas dasmës që kushtoi miliona dollarë, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Të gjithë kanë vënë re se jo vetëm Nicola ka marrë mbiemrin e Brooklyn, por edhe ky i fundit ka marrë mbiemrin e gruas së tij. Tashmë ata janë Nicola Peltz Beckham dhe Brooklyn Peltz Beckham.

Sipas “The Sun”, arsyeja pse vendosi të mbajë edhe mbiemrin e Nicola-s nënkupton shenjë të madhe përkushtimi ndaj saj dhe dashurisë që ka për të. Ai madje nuk ka vonuar dhe e ka ndryshuar emrin në rrjetet sociale.

Ndërkohë kujtojmë se çifti, i cili u njoh për herë të parë në vitin 2017, u fejua në vitin 2020 pas nëntë muajsh lidhje. Në “Instagram”, ata e ndanë lajmin më 11 korrik, ku Brooklyn e përshkroi veten si “njeriu më me fat në botë”.