22gusht 2015 – Zaho Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, e ka emrin e partizanit, por ditëlindjen e parë ia kanë festuar si mbret. I lindur më 25 korrik të vitit të shkuar, familja kryeministrore i ka përgatitur festën e parë Zahos.
Portali Newsbomb ka publikuar foto nga torta e 1-vjetorit, në formë jastëku mbi të cilin është vendosur një kurorë mbreti.
Zaho mori dhe bekimin e Papa Franceskut, në vizitën e tij më 21 shtator të vitit të kaluar në Shqipëri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





