Ditën e djeshme, Princ Harry dhe Dukesha Meghan janë bërë prindër për herë të parë të një djali, emri i të cilit nuk është zbuluar ende.

Por mësohet se djali i porsalindur i Dukës dhe Dukeshës së Sussexit nuk do të titullohet "Madhëria e tij" pasi nuk është zyrtarisht një anëtar i familjes mbretëore, pavarësisht se është i shtati në rradhë për fronin mbretëror.

Statusi "Madhëria Juaj" vjen pas dy gjeneratash mbretërore, me përjashtim të fëmijëve të Dukës William. Mbretëresha Elizabeth dekretoi fëmijët e William dhe Kate duke i dhënë titullin "Madhëria Juaj", prandaj ata quhen Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.

Djali i Meghan dhe Harryt do të ketë këtë titull vetëm nëse do të ndërhyjë Mbretëresha e Britanisë së Madhe.