Françesko Renxi do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Udinezes. Shumë njerëz mund ta përflasin këtë lajm duke thënë se babai i tij duhet të ketë ndikuar.

Por nuk është ashtu. Djali i ish-kryeministrit të Italisë, Mateo Renxit, iu nënshtrua provës që i nënshtrohen të gjithë ata që duan të bëhen lojtarë të Udinezes.

Më para 17-vjeçari ka dhënë edhe provat te ekipi i Xhenoas dhe trajneri Perineti e komentonte kështu djaloshin: “Françesko është një futbollist që shënon dhe ka kualitet. Nuk ka rëndësi fare mbiemri që mban, ai është inteligjent dhe ka një fizik të mirë.”