Djali i ish-kryeministri Aleksandër Meksi, Redon Meksi është gjobitur nga policia pasi ka shkelur orën policore mbrëmjen e djeshme.
Lajmin e ka bërë publik vetë Meksi përmes një postimi në Facebook, ku me ironi shkruan se kishte dalë pas orës 20:00 se i kishte mbaruar letra higjienike.
“Kaloi ora 20.00, kur ç’të shoh më kishte mbaruar letra higjenike. Thashë po dal njëherë verdallë se do më japi ndonjëri… dhe në fakt ashtu ndodhi , me dha një polic këtë copën e letrës. Përtej shakase, nuk ka asnjë akt të botuar në fletorë zyrtare për uljen orarit të shtetrrethimit ne 20.00, dhe përveç kasaj konstatohem në shkelje te urdherit 616 dt 09.11.2020, i cili kufizon orarin 22.00-06.00 ps: sorry për shkrimin , përveçse ishte fleta e dytë, kisha qenin në njerën dorë , i cili i ka pak bezdi uniformat“, shkruan ai.





