Djali adoleshent i Johnny Depp, Jack, po përballet me probleme të rënda shëndetësore.
Nëna e tij Vanessa Paradis humbi premierën e filmit të saj të fundit në Paris për të qëndruar pranë 16-vjeçarit.
Nuk dihet saktësisht se çafrë problemesh shëndetësore ka Jack.
Aktorja 45-vjeçare duhet që të merrte pjesë ne premierën e filmit A Knife In The Heart por u detyrua të anulojë minutën e fundit. Regjisori i filmit Yann Gonzalez, shpejgoi mungesën e saj duke thënë se Vanessa kishte marrë lajme shumë të këqija.
Pas lajmit për sëmundjen e djalit, Johnny është parë duke hypur në një autobus në Mynih të Gjermanisë pasi mbaroi performancën me grupin e tij Hollywood Vampires në Tollwood Festival.
Edhe pse çifti nuk u martua kurrë, ata kaluan 14 vjet së bashku, nga 1998-a në 2012-n. Përveç Jack, ata gjithashtu kanë një vajzë 19-vjeçare, Lily Rose Depp.





