I biri i ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topallit, Genari është përfolur kohët e fundit se mund të jetë në një lidhje dashurie me ish-Missin, Cindy Marina.

Edhe pse zërat kanë qarkulluar lart e poshtë ata nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht.

Ka qenë vetë Cindy e cila ka postuar në InstaStory një foto ku shfaqet së bashku me Genarin. Dyshja duken mjaft të lumtur së bashku duke konfirmuar në këtë mënyrë lidhjen e tyre.